Zurich falënderon futbollistin shqiptar që ra në një gropë tre metra të thellë (VIDEO)

Zurich-u e nisi me fitore aventurën në Ligën e Evropës, duke mundur në transfertë AEK Lamanca-n, por në Zvicër më shumë po diskutohet për Benjamin Kolollin, heroin e skuadrës që shënoi golin e fitores. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës është bërë mjaft i famshëm anembanë botës, sepse pasi shënoi golin, vrapoi drejt tifozëve për të festuar me ta, por në momentin që u hodh të kalonte një tabelë, ra në një gropë të thellë 3 metra.

Vetë Kololli sqaroi incidentin: “Vetëm pasi kisha kërcyer e pashë gropën, ishte ndoshta tri metra e thellë. Shokët e ekipit u desh që të më ndihmonin për të dalë nga gropa, por fatmirësisht gjithçka është në rregull.”, kujtoi Kololli. Trajneri i skuadrës zvicerane Ludovic Magnin u ndal tek incidenti, duke i befasuar të gjithë me përgjigjen e tij.

“Nuk e kam parë në momentin që ra pasi isha duke u marrë me disa gjëra tjera në atë moment. Por ne duhet ta falënderojmë Benjamimin. Kërcimi i tij me siguri do të na sjellë mbi katër milionë klikime në YouTube”, bëri shaka ai. E sigurt është që tani si Kololli, ashtu edhe FC Zurich janë bërë mjaft popullorë.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?