FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv. presidenti i UEFA-s: Vlerësoj transparencën dhe tolerancën në zgjedhje

Pas përfundimit të votimit dhe fjalës përshëndetëse të presidentit të rizgjedhur Duka, edhe zv.presidenti i UEFA-s, Surkis mbajti një fjalim për mediat, pak para largimit nga Asambleja. Ai vlerësoi kushtet në të cilat u zhvilluan zgjedhjet dhe bëri thirrje për më shumë punë drejt përmirësimit të nivelit të futbollit.

“Më vjen mirë që pavarësisht vështirësive që kemi hasur gjatë këtyre ditëve, Asambleja u zhvillua në kushtet e një niveli të lartë tolerance, transparence dhe demokracie. Tani ka një fitues, por unë mendoj se edhe dy kandidatët e tjerë kanë humbur. I takon presidentit të Federatës që të punojë tashmë për të zhvilluar më shumë futbollin në këtë vend, ndërsa edhe ne kemi disa ide të reja, se si t’ju vijmë në ndihmë. Dëshiroj të përgëzoj edhe Armand Dukën, për fitoren në këto zgjedhje”, tha delegate i UEFA-s, Surkis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?