Zvezda-Milan me tifozë? Vuçiç i kthen përgjigje ekipit serb

Crvena Zvezda-Milan do të luhet pa tifozë. Autoritet shëndetësore në Serbi, më saktë komitet i ngritur për manaxhimin e krizës së COVID-19, nuk e kanë pranuar kërkesën e klubit me seli në Beograd që kjo përballje të luhej me praninë e tifozëve që do të akomodoheshin në 30% të kapacitetit të stadiumit të famshëm “Marakana”.

“Ne nuk mund të lejojmë asnjë lloj tubimi, përfshirë ndeshjen e së enjtes, pasi situata epidemiologjike është përkeqësuar në ditët e fundit, veçanërisht në Beograd”, tha Predrag Kon, epidemiologu më i famshëm i vendit, në fund të një mbledhjeje të njësisë që manaxhon krizën.

Të dielën e kaluar, drejtuesit e Crvena Zvezdas i dërguan një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar që të lejojë praninë në tribunat e 15 000 spektatorëve (30% të kapacitetit të stadiumit Marakana).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?