FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zvezda ndal Milanin në “frymën e fundit”, United mund me “poker” Sociedadin (VIDEO)

Dejan Stankovic arrin të ndalë Milanin në sfidën e parë në Europa League. Crvena Zvezda i rrëmbyer një barazim 2-2 në sekondat e fundit Milanit, duke lënë të hapur gjithçka për të në sfidën e fundit, edhe pse ishin me një lojtar më pak. Milani kaloi fillimisht në avantazh me një autogol të Pankov në fundin e pjesës së parë. Reagimi i Zvezdës vjen në fraksionin e dytë, teksa Kanga ktheu në gol një penallti.

Milani do të kundërpërgjigje në të njëjtën mënyrë duke u rikthyer në avantazh me Theo Hernandez që ktheu në gol një penallti të kthyer nga vetë ai. Vendasit mbetën me një lojtarë më pak pas ndëshkimit me të kuq të Rodic në minutën e 77-të. Gjithsesi në sekondat e fundit, Pavkov arriti që të realizonte me kokë.

Roma hodhi një hap drejt kualifikimit pasi fitoi 2-0 sfidën e parë në transfertën ndaj Bragës. Dzeko dhe Mayoral ishin autorët e golave. Manchester United shkatërroi Sociedadin në sfidën e parë. Bruno Fernandes shëno dopietë, ndërkohë që Rashford dhe Danile James thuajse kanë vulosur kualifikimin për në fazën e 1/8-ve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?