Zyrtare, Armando Vajushi prezantohet me Kievon në Seria A

Armando Vajushi është prezantuar vetëm pak minuta më parë  me ekipin e ri të Seria A, Chievo. Pas eksperiencës me Liteks, mesfushori me tipare sulmuesi i kombëtares sonë, është bërë pjesë e skuadrës italiane. Ai arriti marrëveshjen me Chievo, e paralajmëruar kohë më parë. Në  momentin e prezantimit, shkodrani i talentuar, Vajshi ishte krah drejtorit Sportiv të klubit italian, si dhe agjentit të tij, Sokol Haxhia. Vajushi  divcorcua para kohe nga Liteks në Bullgari. Ai e nisi karrierën me Vllazninë, ndërkohë kalimi në një klub të Seria A mund të quhet kulmi i karrierës së tij. Vajushi i bashkohet në Seria A “kolonisë” së lojtarëve shqiptarë në këtë ligë, si Lorik Cana e portierët Etrit Berisha e Thoma Strakosha tek Lacio, Elseid Hysej tek Empoli, Migjen Basha tek Torino dhe Andi Lila tek Parma. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?