ZYRTARE/ Bayerni konfirmon afrimin e portierit zviceran Yann Sommer

Bayern Munich zyrtarizon afrimin e portierit Yann Sommer. Pas lëndimit të rëndë të Manuel Neuer, Bayern ka nënshkruar me 34-vjeçarin nga Borussia Monchengladbach. Sommer ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2025.

Portieri u shpreh shumw i kënaqur pwr aventurw e re: “Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë here, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi.

Jam krenar që tani jam pjesë e Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj të luaj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?