ZYRTARE/ Bayerni konfirmon blerjen e super mbrojtësit nga Leipzig

Dayot Upamecano është futbollisti më i ri i Bayernit. Kampionët e Gjermanisë kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit nga Leipzig, i cili do të vihet në dispozicion të Flick më 1 korrik. Ai ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin bavarez deri më 30 qershor 2026.

“Jemi të lumtur që kemi arritur të marrim Dayot Upamecano te Bayern Munchen. Dayot do të jetë një element shumë i rëndësishëm për ekipin tonë në vitet e ardhshme, jam i bindur për këtë gjë”, deklaroi drejtori sportiv, Hasan Salihamidžić. /R.Lika-Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?