ZYRTARE/ Berlusconi i rikthehet futbollit, blen klubin e Monzës

Fininvest blen zyrtarisht klubin italian Monza. Pas ditësh zërash të shumta mediatike, ka ardhur dhe konfirmimi nga drejtuesit e Monza-s dhe tashmë vjen edhe komunikata që zyrtarizon kthimin e familjes Berlusconi në futboll.

“Fininvest S.p.A. ka mbyllur blerjen e 100% të aksioneve të Shoqërisë Sportive Monza 1912. Asambleja e Ortakëve ka aprovuar Këshillin e ri Administrativ, përbërë nga  Nicola Colombo (President), Paolo Berlusconi, Adriano Galliani, Roberto Mazzo e Danilo Pellegrino. Më pas, Këshilli emëroi Adriano Galliani-n në postin e Administratorit të Deleguar të klubit”, thuhet n deklaratën për mediat.

Misioni i ri i Silvio Berlusconit është ngritja e Monza-s nga Seria C deri në Serinë A, që do të ishte një sukses po aq i madh sa trofetë me Milanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?