ZYRTARE/ Broja firmos për 5 sezone me skuadrën e Chelsea-t
Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka nënshkruar kontratë të re për 5 sezone me skuadrën e Chelsea-t. Bomberi i Kombëtares sonë shkëlqeu dje në miqësoren kundër Peterborough, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist.
19-vjeçari pritet të jetë pjesë e klubit të parë të Chelsea-t për sezonin e ri pasi është duke bindur me paraqitjet e tij trajnerin Thomas Tuchel.
“Jam i lumtur që po nënshkruaj një kontratë të re me Chelsea-n. Mbërritja këtu nga akademia ishte një moment i veçantë për mua që të bëja debutimin në ekipin e parë vitin e kaluar, para se të fitoja përvojë të mëtejshme në huazim te Vitesse. Dua të ndërtoj diçka nga këto baza dhe të përmirësohem për të patur sa më shumë ndikim tek Chelsea”, deklaroi sulmuesi pas nënshkrimit të kontratës.
Broja sezonin e kaluar ishte i huazuar te Vittese ku shënoi 11 gola. Deri më tani ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren tonë, teksa pritet të ketë një të ardhme të madhe.

KOHA JONË SONDAZH

