ZYRTARE/ De Paul është lojtari më i ri i Atletico Madrid
Sporti E Martë, 13 Korrik 2021 11:19
Rodrigo de Paul është nga sot lojtar i Atletico Madrid. Kampionët në fuqi të Spanjës njoftuan në kanalet zyrtare marrëveshjen e arritur me Udinesen për futbollistin argjentinas, i cili shkëlqeu në Kupën e Amerikës të sapo fituar nga bardhekaltërit.
Sezonin e kaluar, në Serinë A, De Paul luajti 36 ndeshje, duke shënuar 9 gola e duke dhënë 9 asist. Mesfushori u ble nga Udinese për 35 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
KOHA JONË SONDAZH

