FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Gjermania përzgjidhet organizatorja e Europianit 2024

Gjermania është zyrtarisht organizatorja e Europianit të vitit 2024. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më në fund ka zgjedhur përvojën e vendit gjerman kundër risisë turke. Kjo do të jetë hera e katërt që organizimi i një ngjarjeje të tillë të madhe të futbollit europian të zhvillohet në Gjermani, pasi e ka bërë këtë me “Euro 1988”, Botërori 1974 dhe 2006, si dhe Kampionati Botëror i Femrave në vitin 2011.

“Euro 2024” do të jetë ngjarja e parë e madhe futbollistike për kombëtaret europiane, pas Kupës së Botës në Katar (2022) dhe do të trashëgojë nga “Euro 2020” një kompeticion me format unik, që do të luhet në dymbëdhjetë vende, për të përkujtuar përvjetorin e gjashtëdhjetë të Kampionatit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?