ZYRTARE/ Ibraimi divorcohet me Kukësin, bashkohet me Dinamon
Agim Ibraimi është futbollisti më i ri i Dinamos. Mesfushori 32-vjeçar i është bashkuar skuadrës kryeqytetase pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për vijimin e aventurës te skuadra e Kukësit, diçka që e konfirmoi vetë në rrjetet sociale.
“Dua t’ju informoj te gjithëve se nuk jam më pjesë e F.K Kukësit. Kisha nderin dhe kënaqësinë të isha kapiteni i kësaj skuadre. Dua të falënderoj F.K Kukësin, familjen Gjici, drejtorin Nexhipi për besimin e dhënë dhe të gjithë tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kohës. Falënderime për trajnerët, bashkëlojtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në klub. Sinqerisht, Agimi!”, shkruan në llogarinë e tij në Instagram 32-vjeçari.
Nuk ka vonar shumë, teksa pak minuta më pas ishe Dinamo që zyrtarizioi afrimin e tij.
“Agim Ibraimi, afrimi rradhës tek Dinamo 🔵
Futboll Klub Dinamo zyrtarizon afrimin e rradhës, Agim Ibraimi.
Mesfushori 32-vjeçar me një karrierë të pasur jashtë vendit dhe së fundmi një eksperiencë në Superiore, bashkohet nesër me skuadrën për tu vënë në urdhrat e trajnerit Shkëmbi”, shkruhet në njoftimin zyrtar.
KOHA JONË SONDAZH

