FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Juventus rinovon me “kanakarin” e Allegrit

Lajmi qarkullonte prej disa javësh, por ditën e sotme është bërë zyrtar. Mario Mandzukic ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021 me Juventusin. Sulmuesi kroat zbarkoi në Torino në vitin 2015, duke u kthyer në një nga lideret e dhomave të zhveshjeve të bardhezinjve dhe një nga elementët thelbësor të Massimiliano Allegrit.

Gjatë katër viteve të fundit me Juventusin Mandzukic ka koleksionuar 159 ndeshje, teksa ka shënuar 43 gola dhe ka dhënë 19 asiste.

“Karizma e Marios është diçka që ndihet sa herë që ai zbret në fushë, Është një kampion që jep shembullin për të tjerët. Një shembull që do të vijojë ta japë edhe për dy vite të tjera”, shkruhet në njoftimin e Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?