Zyrtare/ Kamza transferon një sulmues meksikan (VIDEO)

Kamza ka përforcuar repartin e avancuar me një bomber që vjen nga Meksika. David Izazola, 27-vjeçari i lindur në Ciudad de Mexico është sulmuesi më i ri i Kamzës, lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Superiores në faqen zyrtare. Sëfundmi Izazola është aktivizuar në kategorinë e dytë meksikane me skuadrën e Atlantes me të cilën në 9 takime nuk ka realizuar asnjë gol.

Në të kaluarën sulmuesi është aktivizuar edhe në ligën e parë meksikane me skuadrën e Pumas UNAM. Izazola është meksikani i parë i cili do të luajë në Kategorinë Superiore. Sulmuesi është afruar nga Fabio Kordela, i cili e njeh mjaft mirë lojtarin, pasi më parë ne ka pasur edhe tek skuadra e Honved.

Shumë shpejt lojtari do ti bashkohet Kamzës në stërvitje, teksa do të rivalizojë për një fanellë titullari me Martinenan, Rezin por edhe Sebino Plakun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?