FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Koeman shkarkohet nga drejtimi i Barcelonës

Ronald Koeman është shkarkuar nga drejtimi i Barcelonës. Humbja ndaj Rayo Vallecanos i ka dhënë goditjen e fundit strategut holandez, i cili ishte në rrezik prej javësh.

“Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos, vendimin ia komunikoi presidenti Laporta, ndërsa trajneri Koeman do të ketë mundësi të përshëndetet me stafin pasditen e sotme dhe të largohet”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Barcelonës.

Në 10 javë kampionat, Barcelona grumbulloi vetëm 15 pikë, me një ecuri prej skuadre që synon mesin e tabelës, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka grumbulluar vetëm tre pikë në po kaq ndeshje. Xavi është emri më i mundshëm për ta zëvendësuar, por në ditët në vijim mund të ketë dhe zhvillime të reja/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?