FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare, Markizio zgjedh Zenitin e Shën Petërsburgut

Klaudio Markizio është zyrtarisht një futbollist i Zenit të Shën Petersburgut në Rusi. Ish futbollisti i Juventusit, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin nga Rusia.

Ish Mesfushori bardhezi, prishi kontratën më “Zonjën e Vjetër” më 17-gusht për të vijuar karrierën jashtë Italisë.

Lajmin e ka publikuar vetë klubi rus në faqen zyrtare. Markizios i ka pëlqyer projekti i Zenitit. Aktualisht Zeniti kryeson Premier Ligën ruse me 16 pikë të grumbulluara në 6 javë ndërsa do të marrë pjesë edhe në fazën e grupeve të Europa Ligë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë aventurë të re 32-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 10. Me Zenitin, Markizio do të përfitojë 3 milionë euro plus bonuset në sezon. /ATA/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?