ZYRTARE/ Montella merr drejtimin e ekipit të Fiorentinës

Vincennzo Montella rikthehet në Serie A, duke u ulur sërish në pankinën e Fiorentinës. Trajneri ka zëvendësuar Stefano Piolin, i cili u shkarkua nga detyra pas rezultateve negative që skuadra vjollcë ka regjistruar në javët e fundit të kampionatit italian. Montella ishte pa skuadër që pas largimit nga Sevilla në fillim të kërkoj sezoni.

Kjo është aventura e dytë e ish-sulmuesit në krye të stafit teknik të Fiorentinës. Më parë ai e kishte drejtuar këtë skuadër për tre sezone, nga viti 2012 deri në vitin 2015. Montella ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2020, nga e cila do të fitojë rreth 1.5 milion euro. Trajneri 44-vjeçar e gjen ekipin nga Firenze në vendin e 10-të me 39 pikë të grumbulluara në 31 ndeshje të luajtura në këtë sezon të Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?