ZYRTARE/ Mustafi rikthehet në Gjermani, firmos me klubin e njohur (VIDEO)
Shkodran Mustafi u transferuanë Bundesligë te skuadra e Schalke 04 vetëm në fundin e merkatos. 28-Vjeçari mbylli me konsesnus kontratën që i kishte mbetur me “Topçinjtë”, për t’u rikthyer në vendlindje. Mbrojtësi ishte pjesë e klubit londinez që nga viti 2016, kohë kur u transferua nga Valencia për 35 milionë stërlina.
Nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta, këtë sezon lojtari me origjinë shqiptare u aktivizua vetëm 9 herë gjatë këtij sezoni, duke e detyruar atë të merrte vendimin për rikthimin në Gjermani.
Klubi gjerman ka kryer disa blerje të rëndësishme në këtë merkato dimri për të dalë nga situata e keqe ku ndodhet. Skuadra nga Gelsenkirchen aktualisht renditet në vendin e fundit në Bundesligë.
Welcome to Schalke, Musti! 🔵⚪#Mustafi #S04 pic.twitter.com/6VPYlifiXv
— FC Schalke 04 (@s04_en) February 2, 2021
KOHA JONË SONDAZH

