FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare/ Pique largohet përfundimisht nga Spanja: E kisha vendosur prej kohësh

Gerard Piqué foli në konferencën për shtyp para finales së Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas. Mbrojtësi mbajti edhe premtimin që kishte dhënë para ndeshjes Shqipëri-Spanjë, kur u shpreh se në fund të Botërorit 2018 do t’i jepte lamtumirën përfaqësueses së vendit të tij

“Fola me Luis Enrique një ditë më parë. Më telefonoi dhe i thashë që vendimi ishte marrë dhe menduar prej kohësh. Ajo ishte një etapë shumë e bukur, për të cilën jam shumë i lumtur, por tashmë duhet të përqendrohem te Barcelona. Me mbeten ende disa vite te Barcelona, shpresoj që të jenë sa më të mirë dhe të argëtohem”, ishin fjalët e mbrojtësit në konferencë për shtyp ku konfirmoi vendimin e tij.

Futbollisti ka luajtur me Spanjën që nga viti 2009, duke zhvilluar 102 ndeshje me të dhe duke shënuar 5 gola gjatë kësaj periudhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?