ZYRTARE/ Rovella firmos deri në vitin 2024 me Juven, ja detajet e transferimit
Juventus ka njoftuar zyrtarisht se ka gjetur akordin me Genoan për transferimin në formë përfundimtare të futbollistit Nicola Rovella për shifrën e 18 milionë eurove.
Kjo shifër do të paguhet nga klubi torinez me tre këste, teksa duke i shtuar edhe bonuset mund të arrijë deri në 20 milionë euro. Në fakt Juventus nuk do të paguajë asnjë euro, pasi në këmbim ka ofruar Portanovan (10 mln euro) dhe Petrellin (8 milionë euro).
Në kontratë shkruhet që për momentin ai do të shkojë në formë huazimi te Genoa deri në vitin 2022, dhe jo 2021 siç ishte raportuar fillimisht. Kontrata e tij do të jetë deri në vitin 2024, ndërkohë që nuk është evidentuar klauzola nëse mund të luajë më parë se viti 2022 me bardhezinjtë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

