FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Shtyhen të gjitha ndeshjet në Seria A pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës

Seria A ndalet pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendimin për të shtyrë të gjitha ndeshjet e javës së 27-të të Serisë A që programuar për t’u luajtur sot.

Vendimi u mor pas vdekjes së papritur të futbollistit të njohur  që u gjend pa jetë në dhomën e hotelit, ku ishte grumbulluar bashkë me skuadrën në prag të ndeshjes me Udineze, duel që do të luhej në orën 15:00.

Në këtë mënyrë nuk do të luhet as Derbi i Madoninës që do të zhvillohej sonte në mbrëmje. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?