ZYRTARE/ UEFA hap hetimin ndaj City-it, rrezikon Champions-in

Dhoma e Investigimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve UEFA ka referuar për gjykim çështjen e Manchester City-t në lidhje me shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar. Lajmi është dhënë nga vetë organi më i lartë i futbollit europian nëpërmjet një komunikate ku argumentohet edhe vendimi “për shkelje të mundshme të rregullave të Fair Play-t Financiar, që janë bërë publike në medie të ndryshme.”

Bëhet fjalë për sponsorizime fiktive, që në realitet kanë injektuar para nga aksionari kontrollues. Në njoftim shkruhet se: “UEFA nuk do të bëjë komente të tjera për çështjen në fjalë, derisa të merret një vendim nga Dhoma Gjyqësore e Ogranit të Kontrollit Financiar të Klubeve”.

Ditët e fundit është raportuar se ka qenë vetë UEFA që ka kërkuar përjashtimin e Manchester City-t nga kupat e Europës, si sanksion për shkeljet e Fair Play-t Financiar. Gjithçka lidhet me dokumentet të zbuluara nga Fooball Leaks.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shënjestër janë sponsorizimet, që, në fakt, kanë injektuar si kapital nga aksionari kontrollues. 149.5 milionë paundë janë garantuar nga Abu Dhabi deri në vitin 2012 dhe 57 milionë të tjera në vitin 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?