ZYRTARE/ UEFA zbulon dënimin e Ronalds, ja sa do të mungojë

Cristiano Ronaldo do të mungojë vetëm në ndeshjen ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve. Komisioni i Disiplinës së UEFA-s a dënuar vetëm me një javë portugezin, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Brych në sfidën e parë të luajtur në “Mestalla”.

Skualifikimi i portugezit ishte i pamundur për t’u hequr, por ai teorikisht rrezikonte edhe 3 ndeshje, nëse sjellja e tij do të cilësohej si e dhunshme. Gjë që ishte e dukshme edhe nga pamjet që nuk ekzistonte. Në këtë mënyrë Ronaldo nuk do të jetë në ndeshjen e 2 tetorit, ndaj Young Boyes, në duelin e parë në shtëpi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?