Home Aktualitet “Sportmediase...

“Sportmediaset” zbulon pasuesin e Rejës në krye të Shqipërisë

231
0

“Me shumë mundësi dy miqësoret e radhës, e para mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, do të jenë të fundit nga Edy Reja në krye të Shqipërisë”, kështu shkruan Sportmediaset në lidhje me të ardhmen e strategut 77-vjeçar, ndërkohë që kanë zbuluar dhe trajnerin që pritet ta pasojë në stol.

“Është gati për të marrë vendin e tij, ish-trajneri i Under 21 të Italisë,Gigi di Biagio, i cili eksperiencën e fundit e ka në krye të skuadrës së Spal, e  cila u mbyll në vitin 2020”, shkruan më tej media e njohur në vendin fqinj.

Nëse Di Biagio do të zyrtarizohet si pasardhës i Edy Reja-s, do të bëhet italiani i tretë me radhë dhe i katërti në histori që do të drejtojë Kombëtaren. Gjithsesi në ditët në vijim mund të ketë informacione të reja, por me shumë mundësi do të kemi sërish një strateg italian. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit