Home Sporti Starton sonte...

Starton sonte faza e grupeve të Europa league, ja duelet më interesante

20
0

Sonte në mbrëmje do të startojë dhe faza e grupeve në Europa League. Roma nënkampione e Europës, do të luajë në transfertën në Tiraspol kundër Sheriff. Verdhekuqtë vuajnë ende pasojat e finales së humbur, sezonin e kaluar, në Budapest, pasi trajneri Jose Mourinho nuk do të jetë në stol.

Portugezi do të mungojë në ndeshjen e parë, nga katër që mori dënim nga UEFA, pas deklaratave të finales me Sevilla, kundër arbitrit Taylor. Atalanta do të presë në shtëpi polakët e Rakow Czestochowa.

Liverpool ndërkohë debuton kundër LASK Linz. Pesë herë fituesit e Champions nisen si favoritë në Europa League, trofe të cilin nuk e kanë fituar me formatin e ri. Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë dhe ajo mes Ajax dhe Brighton.Holandezët cilësohen si një prej skuadrave që mund të pretendojnë t’i shkojnë deri në fund aktivitetit.

Image

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit