Home Aktualitet Sterilizimi t...

Sterilizimi trazon politikën, GJKKO i “kërcet dhëmbët” SPAK-ut për ish-ministrat e PS-së

21
0

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish. Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.

8 miliardë e 26 milionë lekë është shuma që ka përfituar në 7 vitet e para të kontratës 10-vjeçare, koncesionari i sterilizimit. SaniService ka faturuar deri më sot Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për plot 76 milionë euro, duke deklaruar edhe një fitim neto prej 3.7 milionë eurosh.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar arrestoi sot nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dhe mashtrim ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë.

SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste; krahas dy arrestimeve, dy zyrtarë të tjerë Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj janë në arrest shtëpie, ndërsa 4 të tjerë detyrim paraqitje, Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi.

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani u thirr sot nga SPAK-u si person që ka dijeni rastin, për të shpjeguar qëndrimet hezituese të tij para se kjo kontratë të miratohej. Në një dalje për mediat, ai tha se duhet të ruaj sekretin hetimor, por nënvizoi se ka zbatuar ligjin. Po ashtu Cani u shpreh edhe se ka dhënë miratimin për koncesionin, pasi ishte plotësuar dokumentacioni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit