Home Aktualitet Studentët e M...

Studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin

38
0

Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin dhe protestat duke kundërshtuar ligjin e miratuar nga qeveria që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Studentët e vitit të parë janë mbledhur jashtë godinës ku zhvillohet mësimi dhe të veshur me bluzat e bardhat po protestojnë ndërsa paralajmërojnë se nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky ligj ata do të vazhdojnë bojkotin.

Në një deklaratë për mediat ata thonë se qeveria nuk mund t’i lajmërojë 2 muaj para për të ardhmen e tyre.

Ne nuk mund të na lajmërosh që për 11 vitet ardhshme të jetës sonë dy muaj para. Ne të gjithë këtu e kemi pasur mjekësinë si dëshirën tonë numër 1. Qeveria nuk mund të na lajmërojë 2 muaj para për të gjithë të ardhmen tonë”, tha një student.

Sa kohë ministria dhe qeveria miratojnë ligje që janë antikushtetues dhe detyrues me natyrë diktatoriale, vendosin për jetën e studentëve pa miratimin e tyre, ne do zgjedhim më mënyrat demokratike për ta kundërshtuar. Sa kohë ata zgjedhin këtë rrugë detyrimi me forcë. Ne duam të rrimë në Shqipëri se duam ne, jo se po na detyron shtetit”, u shpreh një student tjetër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit