Home Aktualitet Studentët vak...

Studentët vaksinim me detyrim, Fico: Nuk kemi shans tjetër

45
0

Sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, bëri me dije se do të nis edhe vaksinimi me detyrim për disa kategori. Albana Fico, drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik, foli mbi vaksinimin me detyrim të studentëve.

“Që të kthehesh në auditor, do të duhet të bësh një hap. Studentët nuk e duan mësimin “online” gjatë gjithë vitit. Duke mos pasur rrugë alternative për t’i shpëtuar mortjes dhe për t’u kthyer në auditor, por mbi të gjitha për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, dhe duke qenë se Delta prek mosha të reja, arma e vetme është vaksinimi. Kjo armë është provuar, edhe në vendin tonë, pasi sot kemi më pak të shtruar në spital. Mund të ketë grupime të vogla refraktare, por unë besoj fort te studentët që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje jo me detyrim, por me bindje. Këto nuk janë masa ndëshkimore, por sensibilizuese. Nuk kemi shans tjetër”, deklaroi Fico.

Kur u pyet nëse imuniteti natyror mund të ishte shansi tjetër, Fico u përgjigj “Kemi disa sëmundje si lija e dhenve që nuk ikin ndonjëherë, vetëm vaksinimi e vuri nën kontroll. Duhet të kuptojmë që është fat i madh që kemi vaksina, se edhe mund të mos kishim. Për të gjithë ata që kanë pikëpyetje, le t’i referohen burimeve serioze”,-tha ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit