Home Bota Studimi: Vaks...

Studimi: Vaksinimi në shtatzëni nuk shoqërohet me komplikime në lindje

102
0

Sipas një studimi të publikuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vaksinimi kundër COVID-19 në shtatzëni nuk lidhet me lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët të lindjes.

Shkalla e lindjes së parakohshme ishte 4.9 për qind për 10.000 gra që morën të paktën një dozë të vaksinës, dhe shtatë për qind për rreth 36.000 gra të pa vaksinuara, sipas studiuesve në raportin javor të CDC mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.

Dallimi midis grave të vaksinuara dhe të pa vaksinuara nuk është statistikisht i rëndësishëm.

Për më tepër, vaksinimi kundër COVID-19 nuk është rrezik për të sapolindurit me peshë të ulët të lindjes, tregojnë studimet.

Rezultatet e studimit konfirmojnë rekomandimet e CDC për sigurinë e vaksinave kundër COVID-19 në shtatzëni.

“Dëshmitë e përfitimeve të vaksinimit kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë janë ende duke u mbledhur, duke përfshirë zbulimin e antitrupave në gjakun e kordonit kërthizor”, shkruan ekspertët.

Ata gjithashtu theksojnë se gratë shtatzëna me COVID-19 kanë një rrezik të shtuar të shtrimit në njësitë e kujdesit intensiv, nevojën për ventilim mekanik dhe vdekje.

Gratë që morën pjesë në studim mbetën shtatzënë midis majit dhe tetorit 2020, përpara se vaksinat të bëheshin të disponueshme.

Pothuajse të gjitha gratë e vaksinuara e kanë marrë vaksinën në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë. Rreth 96 për qind e tyre u vaksinuan me Pfizer ose Moderna, dhe pjesa tjetër mori një vaksinë Johnson and Johnson.

Nuk kishte asnjë ndryshim në rezultatet bazuar në kohën e vaksinimit, numrin e dozës dhe prodhuesin e vaksinës, përcjell Reuters.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit