Home Aktualitet Stuhi dhe res...

Stuhi dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

32
0

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, herë pas here do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin Jugor – Juglindor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e para të ditës, por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 18°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit