Home Bota Stuhia godet ...

Stuhia godet Turqinë/ Raportohet për 9 humbje jete

25
0

Ekipet e shpëtimit në Turqi vazhduan kërkimet për 11 anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos në Detin e Zi gjatë një stuhie e cila vrau së paku nëntë persona, përfshirë një nga anija, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ai tha se anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë. Kapiteni i anijes kishte raportuar të dielën në mëngjes se anija po shkonte drejt një valëthyesi në Eregli.

Anija ka mundësi ta ketë goditur strukturën e valëthyesit. Turqia u godit nga stuhi të fuqishme të dielën, ndërsa moti i stuhishëm me shi ua pamundësoi ekipeve të shpëtimit të kryenin operacione kërkimi përmes detit dhe ajrit deri ditën e sotme në mëngjes.

Yerlikaya tha se stuhitë dhe vërshimet nëpër Turqi gjatë fundjavës shkaktuan vdekjen e katër personave në provincën juglindore, Batman, si dhe të tre personave të tjerë në Zonguldak dhe të një tjetri në Dijarbakir, po ashtu në juglindje. /REL

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit