Home Aktualitet Substanca e p...

Substanca e përdorur mbi ushtarët, mjeku: Të analizohet, ja çfarë mund të zbulohet

367
0

Qazim Zani, është mjeku i spitalit të Gramshit, që u dha ndihmën e parë ushtarëve të sulmuar mbrëmjen e djeshme në uzinën e armëve. Ai tregon se simptomat e para që kishin vënë re tek dy ushtarakët ishin skuqje të gjoksit, fytyrës dhe syve.

Po ashtu Zani tha se gjendja u trajtua si djegie e shkallës së parë, por për të përcaktuar pasojat që mund të kishte lënda e përdorur ndaj 2 ushtarakëve, duhej zbuluar substanca e përdorur ndaj tyre.

“U trajtua si djegie e gradës së parë, iu bë lavazh i syve dhe kanë qenë në parametra të mira jetësore. por ne nuk e dinim çfarë substance ishte përdorur, duhej bërë analiza e gjakut për të përcaktuar efektet që mund të kenë tek 2 të lënduarit. Për këtë arsye i dërguam në repartin e djegie plastikës në Tiranë”, tha mjeku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit