Home Aktualitet Suedia në NAT...

Suedia në NATO, ambasadorja Hastad: Mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë

46
0

Në rrugën e saj për anëtarësimin në NATO, Suedia ka marrë mbështetje nga Shqipëria, qëndrim të cilin kryeministri Rama ja ka shprehur personalisht ambasadores Elsa Hastad. Në një takim me mediat, diplomatja suedeze tregoi si vendi i saj dëshiron të kontribuojë në sigurinë e përbashkët të Aleancës Atlantike.

“Takova kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kontaktova edhe me ministren e punëve të Jashtme Olta Xhaçka, të dy më garantuan mbështetjen e Shqipërisë për Suedinë në këtë proces. Ju jemi mirënjohës. Suedia ka marrë vendime për të rritur shpenzimet në fushën e mbrojtjes duke kapur pragun e 2% të prodhimit të brendshëm bruto. Suedia do të kontribuojë në NATO me kompetencën tepër të lartë teknologjike që ka dhe pajisjet e saj në terrene të vështira. Ne do të jemi një anëtar i besuar i NATOS dhe anëtarëve të saj”.

Me vendimin për t’u anëtarësuar në NATO, Suedia, njësoj si Finlanda, i jep fund një politike shumëvjeçare neutraliteti ushtarak. Një qasje e re në marrëdhëniet me jashtë që ambasadorja suedeze e cilëson historike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit