Home Bota Sulm me thi*k...

Sulm me thi*kë në Dublin/ Mes të plagosurve edhe fë*mijë

120
0

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, janë dërguar në spital pas një incidenti të rëndë në Dublin, thotë policia irlandeze.

Mediat Irlandeze kanë raportuar se lëndimet kanë ardhur nga një incident i dyshuar me thikë.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 13:40 me orën lokale në sheshin Parnell East, jo shumë larg një prej rrugëve më të frekuentuara të qytetit, Rruga O’Connell.

Viktimat janë një burrë, një grua dhe tre fëmijë të vegjël.

Një nga fëmijët, një vajzë dhe gruaja po trajtohen me plagë të rënda.

Taoiseach (kryeministri irlandez) Leo Varadkar tha se policia kishte arrestuar një të dyshuar dhe se ai kishte mbetur “i tronditur” nga incidenti.

“Kam qenë në kontakt me ministrin e drejtësisë i cili po më mban të përditësuar. Faktet në këtë çështje mbten ende të pazbaluara,” shtoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit