Home Bota Sulm terroris...

Sulm terrorist në Jerusalem, 7 persona të plagosur. Kryeministri: Autori do paguajë çdo dëm

71
0

Plagosja e 7 personave, duhet se është pjesë e një sulmi terrorist. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Jerusalemit, ku disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të një autobusi dhe një parking makinash pranë Murit historik Perëndimor.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet se nga sa persona u organizua sulmi, por sipas mediave vendase policia është në kërkim të dy autorëve të dyshuar.

Kryeministri izraelit Yair Lapid, u zotua se kushdo që është përfshirë në sulm do të “paguajë një çmim për çdo dëm ndaj civilëve”.

Muri Perëndimor është një nga vendet më të shenjta në judaizëm dhe mijëra adhurues shkojnë në një pelegrinazh atje çdo vit për t’u lutur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit