Home Bota Sulm terroris...

Sulm terrorist në Tel Aviv, një viktimë dhe 5 të plagosur

18
0

Një italian ka vdekur dhe pesë turistë të tjerë britanikë dhe italianë janë plagosur në një sulm në qytetin bregdetar izraelit të Tel Avivit. 30-vjeçari italian vdiq nga një plagë me armë zjarri, thanë autoritetet izraelite.

Mediat izraelite raportuan se sulmuesi ishte një shtetas arab i Izraelit, nga qyteti verior i Kafr Qasem.

Ushtria izraelite ka goditur objektiva në Rripin e Gazës. Ndërsa avionët izraelitë filluan të godasin Gazën, militantët palestinezë lëshuan një breshëri raketash, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në të gjithë Izraelin jugor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi mobilizimin e rezervave të policisë dhe ushtrisë pas incidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit