Home Aktualitet Sulmi kiberne...

Sulmi kibernetik në Rinas, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil: Ishte sabotim

67
0

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se sistemi TIMS është rikthyer në Rinas, dhe puna po vijon. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj thotë se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në aeroportin e Rinasit, ishte një sabotim.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Et’hemaj u shpreh se aviacioni civil kërkoi ngritjen e Komitetit të Koordinimit të Krizave për përballimin e situatës.

“Në aviacionin civil, ajo çka ndodhi me sistemin TIMS, klasifikohet me përkufizimin, sabotim. Çdo veprim me qëllim dhe rezultati i rmarrë si pasojë e këtij veprimi të qëllimshëm, e klasifikon ngjarjen në sabotim, pra është ngjarje në sabotim. Në raste të tilla, në raste të sabotimit, aviaconi civil kërkon nga autoritetet vendore të ngrihet ajo që quhet Komiteti i Koordinimit të Krizave. Flitet për një situatë jo normale, jo të zakonshme. Ka pasur shkëputje normale të shërbimeve. Kur ne u njoftuam, u aktivizua Komiteti”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit