Home Aktualitet Sulmi në Veri...

Sulmi në Veri, Von Der Leyen: Po presim hetimin, pastaj do të vendosim për masat ndaj Serbisë

35
0

Kryeministri Edi Rama i pozicionuar në qendër të dy liderëve europian Von der Leyen dhe Scholz në konferencën e përbashkët, tha se Samiti i Procesit të Berlinit i mbajtur për herë të parë në Tiranë u mbyll në një mënyrë mjaft pozitive.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen është pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ajo theksoi se janë duke pritur përfundimin e hetimeve mbi ngjarjen për të marrë më pas një vendim.

“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo. Presidentja komentoi dhe konfliktin Izrael-Hamas. Ajo u shpreh se sytë e gjithë botës, janë në Izrael dhe Palestinë, për shkak të luftës që po zhvillohet atje.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë. Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarzimin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazat, në 75 milionë euro”, theksoi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit