Home Aktualitet Sulmi terr*or...

Sulmi terr*orist, BE pa konsensus për Serbinë. 8 shtete pro sanksioneve

26
0

Që të vendosen masa ndëshkuese kundër Serbisë, për përfshirjen e shtetit serb në “sulmin terrorist” e grupit të armatosur kundër policisë së Kosovës të dielën me 24 shtator, vetëm 8 shtete anëtare të BE-së janë pro.

Diplomatët e Holandës, Belgjikës, Finlandës, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Republika Çeke dhe Polonia kanë thënë se BE-ja duhet të marrë në konsideratë “masa kundër Serbisë”. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku është duke pritur një hetim të plotë rreth sulmit që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Shqipëria nuk e dha votën pro një deklarate të cilën Bashkimi Europian përgatiti për çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd. Rama propozoi që dialogu Kosovë-Serbi të zhvendoset nga zyrat e Brukselit drejt një formati të ri me bisedime të pandërprera, në një konferencë të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Shqipëria po ashtu propozoi që KFOR-i të marrë tashmë nën kontroll veriun e Kosovës ku ndodhet kufiri që e ndan atë me Serbinë. Qeveria e kryeministrit Albin Kurtit e ka refuzuar këtë propozim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit