Home Sporti Superiorja ri...

Superiorja rikthehet në fushë në 15 janar, luhet në dy ditë

64
0

Abissnet Superiore do të rikthehet në fushë pasditen e 15 janarit, me tre nga 5 sfidat e javës së 16, ndërkohë  dy të tjerat do të luhet një ditë më vonë, të dielën më 16 janar.

Sfida e parë e vitit do të jetë pikërisht ajo mes Skënderbeut dhe Laçit, e planifikuar për të shtunën në orën 13:45, e cila do të pasohet me përballjen Kukësi-Dinamo, që do të startojë në orën 16:45.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në “Air Albania”, aty ku do të luhet derbi i Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë, një klasike që gjithmonë ka dhuruar emocione, por dhe përplasje mes tifozerive. Dy ndeshjet e fundit, Egnatia-Partizani dhe Kastrioti-Teuta, janë planifikuar të dyja për të dielën në orën 13:45.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit