Home Sporti Superkompjute...

Superkompjuteri parashikon fituesin e Championsit pas eliminimit të City-it

146
0

Jo gjithmonë parashikimet dalin të sakta në Champions League. Manchester City, kampion aktual, ishte favoriti i madh, por skuadra e Guardiolës u eliminua mbrëmë nga ruleta e penalltive. Tani, me vetëm katër skuadra në garë për ta ngritur “Orejona”, Real Madridi ngjitet në krye të podiumit.

Sipas superkompjuterit “Opta”, të besuarit e Ancelottit, të cilët në fillim të edicionit ishin favoritët e dytë, janë bërë kandidatët e mëdhenj për titull.

Real Madrid ka 39% shanse për të fituar “Decimoquinta” (trofeun e 15-të të Champions League), krahasuar me 27% të PSG-së. Kampionët francezë, në fillim të sezonit ishin favoritët e katërt.

Me 17% mbyll podiumin Bayern Munich (i teti në shtator); ndërsa e fundit, me 16% shanse, është Borussia Dortmundit.

Sipas këtij parashikimi, finalja e Ligës së Kampionëve 2023-2024 do të jetë mes Real Madridit dhe skuadrës së Mbappe. Në gjysmëfinale, të bardhët kanë 66% shanse për t’u kualifikuar ndaj Bayern Munich në gjysmëfinale. P

SG nga ana e vet ka 60% shanse për të mundur Borussia Dortmundin, pavarësisht se gjermanët e mbyllën të parët në grupin që të dyja skuadrat ndanin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit