Home Sporti SUPERLIGA/ Se...

SUPERLIGA/ Sedloski e nis me fitore te Vllaznia, Laçi përmbys Teutën

276
0

Sedloski ka debutuar me fitore në pankinën e Vllaznia, teksa skuadra shkodrane u rikthye te triumfi me një sukses 3-1 ndaj Erzenit.

Një eurogol i Herald Markut me një goditje nga distanca dërgon në festë stadiumin në minutën e 42-të. Vendasit e nisin në mënyrë perfekte pjesën e dytë, pasi Latifi dyfishoi shifrat.

Miqtëdo riktheheshin në lojë në minutën e 76-të me të zakonshmin Nonato. Gjithsesi në të 87-tën, shpresat e Erzenit u shuan plotësisht, pasi Jonuzi realizoi golin e 3-të. Vllaznia renditet në vendin e katërt (41 pikë), ndërsa shijakasit një vend më poshtë (37 pikë).

Laçi ka përmbysur 1-2 Teutën në Durrës. Të parët që “tundën rrjetën” ishin durrsakët me Dacin, ndërsa kurbinasit kthyen gjithçka në favor të tyre pas golave të Guindo dhe Shkurtaj.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit