Home Sporti Sylvinho: Int...

Sylvinho: Interi vdekjeprurës, do të jetë e vështirë për City-in në finale!

215
0

Një Champions League e fituar me Guardiolën në stol në kohën e Barcelonës; një sezon si lojtar i Manchester City dhe dy sezone si asistent i Roberto Mancinit tek Interi. Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho është ideali për të dhënë një gjykim për finalen e Championsit, që do të luhet më 10 qershor.

“Fatkeqësisht nuk do të shkoj dot në Stamboll.Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme mes dy skuadrave që luajnë një lloj futbolli tjetër. Arritja në finalen e Ligës së Kampionëve nuk është diçka që ndodh çdo ditë. Të dyja skuadrat kanë bërë një rrugë të çmendur.

Ndoshta harrojmë se Interi kryesoi një grup me Bayern Munich dhe Barcelonën, dy skuadra që fituan kampionatet e tyre përkatëse. Dhe pastaj derbi në gjysmëfinale. Me pak fjalë: ndeshje jo të parëndësishme.

Guardiola ka vite që jep leksione futbolli te City dhe shton diçka të re çdo sezon. Edhe lojtarët janë rritur shumë me të. Ndërsa Interi është një ekip vdekjeprurës. Mbrohet me 3-5-2, por ka lojtarë të fortë fizikisht për të mbyllur hapësirat dhe për të rifilluar me një tranzicion cilësor.

Kjo është e gjitha; Interi ka një ekip reagues. Jam i bindur se do të jetë e vështirë kjo përballje edhe për Manchester City. Nuk mendoj se Interi luan vetëm me topa të gjatë. Zikaltrit nisen mirë dhe mund të bëjnë keq”, tha strategu italian për Gianlucadimarzio.

Nëse ju thoni Manchester City, atëherë Sylvinho hap menjëherë sirtarin e kujtimeve: “Kur përfunduam në vendin e pestë dhe rrjedhimisht jashtë Champions League, pas Tottenhamit, presidenti hyri në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së fundit dhe foli. Ne prisnim diçka të fortë, por jo: ai na tha se kishim bërë shumë mirë. Aty kuptova se ai po hidhte themelet për të hapur një cikël fitues. Ne futbollistët u shkatërruam, por e kuptova që ai ekip do të bëhej i madh”.

Ishte viti 2010 dhe që atëherë do të vinin titujt e parë të Manchester City të ri. Ajo që mungon, megjithatë është Championsi: “Nuk ka asnjë sekret për ta fituar atë, nuk ka asnjë recetë. Çdokush mund të fitojë në 90 minuta, kjo është bukuria e futbollit: luan 11 kundër 11 dhe pjesa tjetër vijon vetë”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit