Home Aktualitet Sylvinho: Na ...

Sylvinho: Na presin edhe 3 finale, ndaj Çekisë nuk është vendimtare

40
0

Trajeneri i Kombëtares sonë, Sylvinho nuk e cilëson si ndeshje vendimtare sfidën ndaj Çekisë. Braziliani është shprehur se ende nuk e ka vendosur formacionin, ndërkohë që sipas tij në nëntor do të flitet për çështjen e kualifikimit.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare. Çekia është një skuadër fizike, nuk ka humbur ende. Ata kanë pësuar vetëm dy gola. Na pret një punë e madhe, duhet të djersijmë shumë. Na presin 3 finale, nuk do të jenë të lehta, por jemi gati dhe të përgatitur.

Aspekti psikologjik? Ne i vizitojmë dhe takojmë gjithmonë futbollistët. Takuam Muçin në Varshavë, ikëm në Barcelonë, Londër. E përsëris: jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadre është shpirti i garës, zemra që vendosin lojtarët në fushë dhe tifozët. Jemi shumë të ndërgjegjshëm për entuziazmin, por kjo nuk është problem. Nuk kemi pasur shumë nevojë të punojmë psikologjikisht, djemtë janë gati dhe të ndërgjegjshëm.

Kjo është një ndeshje që e menaxhoj. Për mua si trajner kjo është ndeshja më e rëndësishme që kam pasur. Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, por nuk do e dyshojmë aspak pasi kjo është forca e kësaj skuadre.

Nëse flasim për aspektin strategjik do jetë pak a shumë njësoj, çekët janë të fortë në tranzicion, duhet ta përgatisim shumë mirë këtë ndeshje. Kjo ndeshje nesër nuk vendos gjithçka, është një ndeshje e rëndësishme sepse llogaritë bëjmë në nëntor, mund të kishim shënuar në fund dhe të fitonim në Pragë. Nesër mund të ndodhë gjithçka.

Ndryshon nga ndeshja e parë me ta që luajmë në shtëpi dhe që mbeten dy ndeshje. Aty ishte ndeshje e katërt, pastaj Polonia dhe pastaj tre. Tani luajmë në shtëpi dhe luajmë edhe dy të tjera më pas. Ne kemi lojtarë me eksperiencë si Gjimshiti, Hysaj, Berisha, Strakosha, janë të mësuar me ndeshje të tilla. Më pëlqen që njerëzit njohin lojtarë si Uzuni, Seferi, Bajrami, Asani… Më kënaq shumë që njerëzit thonë që kjo është skuadër me vlerë, skuadër e organizuar. Dalim në fushë dhe mund të ndodhë diçka, se nga ana tjetër janë lojtarë të fortë. Do të shohim nesër një ndeshje të bukur dhe të rëndësishme.

Prurje të tjera nga Kosova? Unë në këtë moment e kam mendjen te ndeshja, ne kemi lojtarë edhe më parë nga Kosova, nga Maqedonia, nga e gjithë historia jonë në Shqipëri. Nuk e shoh futbollistin nga vjen, nëse një lojtar është në gjendje të luajë me ne dhe ia ndjen, mirë se të vijë. Në këtë moment nuk kam mendjen që të shohim lojtarë jashtë edhe pse është si projekt, nuk shqetësohem shumë. Lojtarët që kanë ardhur, po bëjnë shumë mirë me ne.

Sigurisht nëse nuk fitojmë nesër do të jem i kënaqur edhe me barazim, pasi ne luajmë për fitore. Ende nuk e kemi vendosur formacionin, në mendjen time është 80 %, duhet të shohim gjendjen e lojtarëve nesër për ta vendosur, ndoshta mund ta shohim Laçin në fushë”, tha Sylvinho.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit