Home Aktualitet Sylvinho nuk ...

Sylvinho nuk ka asnjë dilemë, ja formacioni i sotëm ndaj Moldavisë

47
0

Kombëtarja shqiptare është gati për hapin final për të kualifikuar për në Evropian për herë të dytë në historinë e saj. Akti final do të luhet në stadiumin  “Stadionul Zimbru” kundër Moldavisë.

Pas konferencës zyrtare për shtypin të trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimshiti, skuadra zbriti në fushë duke zhvilluar një seancë të plotë stërvitore.  I gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me problemeve fizike.

Formacioni – Kuqezinjtë me shumë mundësi do të zbresin në fushë me vendosjen e zakonshme 4-2-3-1. Në portë do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje rikthehet dyshja Gjimshiti dhe Ismajli, ndërkohë që Hysaj dhe Mitaj si gjithmonë do të rreshtohen në krahë. Para tyre do të vendoset dyshja e përbërë nga Asllani dhe Ramadani.

Pak më para tyre do të jetë Nedim Bajrami, i cili së bashku me Seferin dhe Asanin pritet që të mbështesë Cikalleshin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit