Home Aktualitet Tabaku për BB...

Tabaku për BBC: Shqiptarët ikin prej korrupsionit. Lindin e mbeten të varfër

64
0

BBC u ka kushtuar një tjetër reportazh shqiptarëve që po largohen masivisht me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Në reportazhin e fundit, ndër të tjerë është prononcuar për gazetarin britanik dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila ka argumentuar lidhur me shkaqet që po i shtyjnë shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston. Ata nuk kanë shanse ekonomike.

Është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon“, u shpreh Tabaku.

Më tej ajo theksoi se një ndër shkaqet kryesore është edhe korrupsioni që ka prodhuar një sërë problemesh të tjera si mungesën e mundësive.

Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendit është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë.”

E pyetur më tej se kush janë shkaqet e tjera që detyrojnë shqiptarët të përdorin rrugët ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se përtej mungesës së sundimit të ligjit, moszbatimit të ligjit nga policia dhe rojet kufitare në vendin tonë, një arsye është dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit