Home KRYESORE Basha: &#8220...

Basha: “Montazh qesharak, shpifje për të përçarë demokratët”. Reagon Çim Peka: “Të shkojmë në gjykatë!’

1042
0

Montazh qesharak e quan ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një video të publikuar në media në të cilën ai shihet duke u takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim në Twitter, Basha shprehet se “shpifjet dhe trillimet”, përçajnë demokratët dhe i shërbejnë kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se në videon e publikuar shihen Basha dhe Balla teksa futen në një godinë në të cilën thuhet se kishin lënë një takim.

”Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”,-shkruan Basha në Twitter.

Por Syri Tv garanton opinion publik se kjo video është autentike dhe për këtë e fton Lulzim Bashën që të bëjë padi në Prokurori. 

Edhe gazetari Çim Peka ka sfiduar Lulzim Bashën për padi në Prokurori mbi pretendimin e tij, ndërsa thekson se një gjë të tillë nuk do e bëjë. 

‘E ftoj Bashën të bëj padi për montazh. Lulzim Basha paska thënë se fajin për takimin e tij tinëzisht me Taulant Ballën e ka Sali Berisha. Prisni video në vijim për të kuptuar çdo gënjeshtër të tij, nëse tenton të gënjej për vendin e takimit, gjë që në reagimin e tij nuk pati guxim ta bënte. Por paska thënë që është montazh. E ftoj Bashën të na bëjë padi në prokurori për montazh të videos. Por të jeni të sigurtë që nuk e bën dot, nuk fshihet dot aty’, shkruan Çim Peka

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit