Home Aktualitet Takimi i Kësh...

Takimi i Këshillit të Sigurimit që do të drejtohet nga Rama, ambasadori Hoxha konfirmon praninë e Zelenskyt

45
0

Presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelensky, do të pjesë në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara në New York këtë muaj duke marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën. Kështu u tha gazetarëve të premten ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Shqipëria është presidente e këshillit 15 anëtarësh për muajin shtator. Udhëheqësit botërorë do të fillojnë të mblidhen në New York nga 18 shtatori për takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën do të mbahet më 20 shtator.

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të drejtojë takimin, i cili do të mbahet në segmentin e nivelit të lartë të Asamblesë. Përfaqësuesja amerikane në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, në emër të Këshillit i ka uruar delegacionit të Shqipërisë fat të mbarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit