Home Aktualitet Takimi Rama-S...

Takimi Rama-Sunak, Arben Manaj: Nuk duhet pranuar kthimi i shqiptarëve në mënyre ilegale

225
0

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut anglez Rishi Sunak kishte më shumë retorikë sesa rezultate konkrete, sipas gazetarit Arben Manaj. Në një lidhje direkte për “Top Story”, ai tha se deri në këto momente nuk ka asnjë detaj për çfarë mund të jetë arritur në takimin e sotëm në Downing Street.

Po ashtu Manaj thotë se Rama gaboi që në dhjetorin e vitit të kaluar, me marrëveshjen që lejon që të kthehen menjëherë shqiptarët, duke ulur shanset e përfitimit të azilit.

“Nuk kishte çfarë të ndodhte ndryshe, sepse Rama i vuri vulën me marrëveshjen e dhjetorit, që komuniteti shqiptar në Britani nuk e arrin dot. Nuk mjafton vetëm retorike me ‘Taken’ apo Mr. Bean. Do të doja që nga ky takim, Rama të kërkonte më shumë leje qëndrimi për ata shqiptarë që ndodhen këtu dhe për shtim të vizave, që në fakt janë shtuar së fundi. Do të doja të kishte më shumë marrëveshje konkrete ekonomike. Ne na regjistrojnë si turist shqiptar, por nuk kemi ndonjë kompani turistike që sjell turistë në masë”,-tha Manaj për TCH.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit