Home Kronike ”Takova...

”Takova Dumanin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E kam audio-përgjimin që në korrik, por s’ia dorëzova

115
0

Rihapja e dojes së 21 Janarit, ku në 2011 par kryeministrisë u vranë 4 protestues, ka ndezur debatin politik. Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra më 21 Janar, këtë të martë u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani. Mark Nika tha se nuk ia ka dorëzuar sot audio-përgjimin, por i ka kërkuar Dumanit që SPAK të marrë çështjen.

“E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar audion.

Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin. Nuk thërrasin Berishën, Bashën, Prendin. Mjafton vetëm me shikim. Hetimi ka punë”, tha Mark Nika për Report Tv.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit